22 janar 2011

Chiellini: Objektivi ynë është një vend në Champions

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka thënë se Juve ka forcë për Skudeton, por më reale është shansa për një vend në Champions.

Edhe pse fitoj ndaj Barit, Juve është në një formë negative dhe kjo ka bërë që të jetë jashtë garës për titull.

“Skudeto apo një vend në Champions? Kur gjërat po shkonin mirë ne besonim se nuk ëhstë e pamundur. Tani jemi duke e parë një rënie të Milanit,” tha ai për La Stampa.

“Tani objektivi ynë më real është një vend për në Champions League. Mendoj se ky është objektivi ynë primar për këtë sezonë.”

“Kush do t’a fitoj titullin? Milani, nëse Ibrahimovic nuk lëndohet.”