18 janar 2011

Del Piero: Nuk do të veproj si Rauli

Tanimë kan filluar të qarkullojnë zërat më të ri rreth rinovimit të kontratës së legjendës Biankonere, Alessandro Del Piero.

Juventus nuk është e gatshme t’ia vazhdoj kontratën me kushtet që për momentin i ka Del Piero, pasi klubi Torinez ka ulur në mas të madhe pagat e lojtarëve këtë stinor dhe nuk e ka në plan t’a përjashtoj nga kjo strategji as simbolin e tyre me numër 10.

“Unë si Rauli? Gjersa të rinovoj, çdo gjë mund të ndodhë. Por prioriteti im është t’a arrijë një marrëveshje me Juventusin.” tha Alex Del Piero pas fitores kundër Barit 2-1, ku ai shënoi golin e parë nga gjuajtja e lirë.

“Besoj se e armdhja e ime do të vendoset së shpejti. Kjo është në të mirën time dhe të klubit, marrëveshja është e hapur dhe transparente andaj nuk shoh ndonjë problem këtu.” përfundoi Alessandro Del Piero.