14 janar 2011

AlexShow, triumfon Juventusi

Juventus ka mposhtur Catanian me rezultat 2-0, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Kupës Italiane.

Ishte një natë komplet e Del Pieros i cili dhuroi show në Olimpico të Torinos për ata tifoz të pakët në numër.

Juventus startoi lojën shumë më mirë se mysafirët, por disi ishte e bllokuar në sulm pasi Luca Toni ishte shumë statik.

Fatmirësisht për Juventusin sonte Luca Toni u largua nga loja si pasojë e një lëndimi dhe në vend të tijë Alberto Aquilani që i dha një opsion më shumë Juves në kontrollin e topit.

Alex Del Piero pas shumë driblimeve më në fund kaloi pothuajse tërë mbrojtjen e Catanias për të asistuar më pastaj tek Krasic në anën tjetër që nuk e pati të vështirë të shënoj për 1-0 në minutën e 35′-të.

Në pjesën e dytë Juventus luante edhe më bukur dhe kjo u shpërblye në minutën e 54′ kur Pepe pothuajse njëjtë si Krasic shënoi, kësaj rradhe asist nga Giorgio Chiellini. Më pas Juve administronte lojën dhe me shumë siguri e mbajti këtë rezultat.

Vlen të ceket se në këtë loë u rikthye nga lëndimi Gigi Buffon, që bëri një intervenim mahnitës rreth minutës së 75′-të që isthe edhe ndërhyrja e tijë e vetme në këtë ndeshje dhe padyshim se u duartrokit nga gjithë fansat Biankonerë.