12 janar 2011

oni shpreson se Juve do të kthehet kah fitoret

Luca Toni është i vendosur ta ndihmojë Juventusin të harrojë dy disfatat e vitit të ri dhe të kthehet kah fitoret.
Që kur iu bashkua Biankonerëve nga Genoa, Toni e ka parë Juventusin vetëm të mposhtet dhe të pranojë shtatë gola. Por ai thotë se pjesa e dytë e sezonit fillon tash.

“I kam parë bashkëlojtarët e mi të zemëruar në fund të ndeshjes. Ata nuk ishin të gjithë të dëshpëruar. Kishte një dëshirë për shpagim në sytë e tyre, për të luajtur sa më shpejt që mundet dhe për të eliminuar këtë hap të gabuar nga kujtimet e tyre. Është një shenjë e mirë”.

“Ne kemi gjithë pjesën e dytë të sezonit për ta luajtur dhe rezultatet e dy ndeshjeve të fundit tregojnë se askush nuk po distancohet dhe se të gjithë konkurrentët janë garues”, ka thënë Toni.