14 janar 2011

Del Neri: Fitorja na jep energji

Del Neri ka lavdëruar performancën e ekipit të tijë kundër Catanias në Kupën e Italisë, duke fituar 2-0 me golat e Krasic dhe Simone Pepe.

Fitorja, thotë Del Neri do t’i jap ekipit energjinë e duhur për të shkuar më tej në javët në vazhdim.

“Ekipi ishte i fortë në mbrojtje dhe kjo është një shenjë shumë pozitive për ne,” tha Del Neri për webfaqen zyrtare të klubit pas ndeshjes.

“Kjo është një fitore që na jep neve besim në javët në vazhdim.”

“Ne ishim të vëmendshëm ndaj kundërshtarit dhe është një kënaqësi t’a shohësh ekipin që luajti aq mirë.”