14 janar 2011

Juventus pas Floro Flores & Luis Fabiano

Juventus është afër arritjes së marrëveshjes me Floro Floresin e Udineses, sepse problemet në repartin ofansiv të Juves vazhdojnë.

Deklarata e Amaurit që tha se është i gatshëm të rikthehet në Palermo dhe lëndimi i mbrëmshëm i Luca Tonit kan bërë që klubi prap të kthehet në merkato.

Të dyja ‘Il Corriere dello Sport’ dhe ‘Tuttosport’ raportojnë se Floro Flores do të arrijë në Torino pasi që dy klubet kan arritur një marrëveshje për 27 vjeçarin që do të huazohet tek Juve me një opsion blerje të kartonit rreth 10 milion Euro.

Marotta gjithashtu përcjell edhe situatën e Luis Fabianos, sulmuesi i Sevillas i cili po kërkon të ndërrojë ambient dhe nuk do t’a trefuzonte një ofertë të Juves.

Diego Forlan mbetet qëllimi kryesorë në merkato, por vlera e kartonit të tijë besohet se do t’i lërë jasht garës 29 herë kampionin Italian.