08 janar 2011

Del Neri fajëson lëndimet për dështimin e Juves

Trajneri i Juventusit, Gigi del Neri ka fajësuar lëndimet për disfatën turpëruese prej 4-1 nga Parma, në takimin e të enjtes në Olimpico.
Bianconerët që në fillim të ndeshjes u goditën nga një lëndim serioz i Fabio Quagliarellas dhe nga përjashtimi i Felipe Melos me karton të kuq.

“Të luash me 10 lojtarë është mjaft e komplikuar, pastaj të humbasësh Quagliarellan sigurisht se nuk ka ndihmuar. Nuk ishte lehtë ta menaxhosh ndeshjen me Amaurin dhe Del Pieron që vijnë nga lëndimet”.

“Ne kemi mundur të krijojmë disa raste, por mund të them pak fjalë, sepse përjashtimi i Melos e ndryshoi lojën”, ka thënë Del Neri.