22 janar 2011

Chiellini: Juventus nuk lufton për Scudetton

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka deklaruar se Juventusi nuk synon të fitojë Scudetton por dëshiron të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Chiellini mendon se vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve është më real për klubin e tij.

“Scudetto apo vendi i katërt? Nëse gjërat shkojnë mirë ne besojmë në të, sepse për asgjë nuk mund të thuhet e pamundur. Tani ne dëshirojmë që Milani të dështojë”, tha Chiellini për La Stampa.

“Vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve është më real për ne”.

“Kush do të fitojë Serie A? Milan nëse Ibrahimovic nuk lëndohet”.