17 janar 2011

Del Neri: Del Piero e di sa është i vlefshëm

Juventusi arriti ta rrëmbeje një fitore, pas dy humbjeve radhazi në Serie A, ndërsa trajneri Luigi Del Neri ka nënvizuar vlerën e Alessandro Del Pieros, i cili motivoi skuadrën e tij drejt fitores kundër Barit.

“Ne shfaqëm një lojë kualitative këtë pasdite (e diel). Edhe pse luajtëm të enjten mbrëma (në kuadër të Kupës së Italisë), djemtë dhanë gjithçka në fushë dhe jam i kënaqur me rezultatin”.

“Lojtarët si Del Piero dëshmojnë se ajo që i dallon skuadrat është gjithmonë kualiteti, ndërsa ne e vendosëm rezultatin me dy gjuajtje kualitative”.

“Ai e di sa i vlefshëm është për këtë ekip dhe shpresoj se do të vazhdojë të tregohet me ndikim për ne gjatë sezonit”, ka thënë Del Neri për SkySport.