13 janar 2011

Barazgli konfirmon negociatat Woflsburg-Juventus

Zërat që Andrea Barzagli është në rrugë për të nënshkruar me Juventusin tani janë konfirmuar edhe nga vetë lojtari i cili pranoi se negociatat në mes dy klubeve jan duke u zhvilluar.

29 Vjeçari shpesh ishte lidhur me një rikthim në Serie A, edhe pse luante rregullisht në Bundesliga. Ai pranoi se Juventus do të ishte destinacioni i preferuar i tijë, ku do të konkuronte me Bonuccin për një vend startues në mbrojtjen Biankonere.

“Juve sigurishtë është një zgjidhje e rëndësishme për mua dhe jam i lumtur që tërheq interesimin e tyre,” ishte cituar të ketë thënë për ‘Sky Sport 24′.

“Nuk di ende asgjë saj përket detajeve të negociatave, të dy klubet janë duke biseduar dhe do të shohim çfarë do të ndodhë.”