22 janar 2011

Bufon shuan dyshimet: Me Juven përjetë!

Ka pasur muaj ngrice dhe një transferim në Mançester që dukej tashmë i sigurt, por në fund Xhianluixhi Bufon duket se ka marrë vendimin e tij: “Juventusi përjetë”.

“Fakti që ka pasur një dashuri ta padiskutueshme ndaj meje nga ana e publikut, është diçka që nuk mund të më lërë të pandjeshëm”, - ka bërë të ditur portieri bardhezi, i kthyer në fushë pas shtatë muajsh mungese për probleme fizike.

“Marrëdhënia të ftohta me trajnerin? Kam folur shpesh dhe me dëshirë me Del Nerin dhe kam bërë edhe shaka”, - pranon Xhixhi mbi raportin jo shumë miqësor me Del Nerin, sidomos në vjeshtë. “Kur ekziston një besim i madh ndaj meje, më pëlqen të jem gjithnjë i gatshëm, - vazhdon Bufon.

Uroj të vazhdoj të luaj gjatë gjithë karrierës sime me Juventusin. Unë mendoj se ekzistojnë futbollistë vendimtarë që është e drejtë të fitojnë disa para më shumë”. Sidoqoftë, ajo që ka rëndësi është që Bufoni do ta vazhdojë historinë e tij të dashurisë me “Zonjën”.