02 janar 2011

Amauri dhe Del Piero stërviten me grupin

Amauri dhe Del Piero janë kthyer në grup. Ky është një lajm i mirë për Luigi Del Nerin.
Seanca filloi në orën 15:00 me ngrohje dhe ushtrime atletike, pastaj filluan stërvitjet me top.
Më vonë ekipi ishte i angazhuar në lëvizje të shpejta nën posedimin e topit, ku gjatë kësaj kohe Vincenzo Iaquinta pësoi një lëndim në kofshën e tij të majtë. Nesër në mëngjes do të vlerësohet gjendja e tij.
Bianconerët kanë vazhduar stërvitjet me një ndeshje praktike, ku luajtën Amauri, Del Piero dhe Buffon.
Në fushë ishin prezentë edhe Krasic, Rinaudo dhe Martinez, duke punuar veçmas në një stërvitje aerobike, përveç Bonuccit i cili punoi në palestër.