20 janar 2011

Agjenti i FIFA: Juve dhe Milan pas Bastos

Agjenti i FIFA-së Fabrizio Ferrari ka thënë për shtyp se Milan dhe Juventus janë të interesuara në anësorin e Lyonit, Michel Bastos por jo edhe Inter sic spekulohej.
“Sigurisht që nuk e mohoj interesimin e tyre, por mund t’a mohoj interesimin e Interit sepse nuk kan bërë ndonjë ofertë.”
“Me sa di unë, Juventus dhe Milan janë klubet që më së shumëti po e kërkojnë Bastosin.”
“Mendoj se një shumë rreth 20 milion Euro mund të blihet kartoni i tijë, por nuk do të ndodhë kjo në Janar.”