20 janar 2011

Juventus-i gjen në Rumani pasardhësin e Buffon-it

Juventus-i kërkon në Rumani pasardhësin e Buffon-it, ndërsa siguroi sot shërbimet e 16-vjeçarit Laurentiu Branescu, për 400 mijë euro.

Portieri shumë i talentuar për moshën e tij ndiqej nga pranë edhe prej dy skuadrave angleze, Manchester United dhe Aston Villa. Në provën në të dy këto skuadra ai kishte lënë një përshtypje shumë të mirë.

Megjithatë, klubet vendosën që ta linin të rritej ende në skuadërn e tij rumune, duke i dhënë kështu një shans Juventus-it që t’i digjte në kohë. Branescu debutoi në futbollin profesionist, në një ndeshje të klubit të tij Valcea në kategorinë e dytë, një vit më parë kur ishte vetëm 15 vjeç.