Drejtuesit e skuadrës më të madhe Italiane, Juventus, kanë nisur të mendojnë për përforcimet që i duhen “Zonjës se Vjetër”.
Sipas “TuttoSport”, drejtori i përgjithshëm i skuadrës Torineze, Giussepe Marotta është i interesuar që Kosovarin, Xherdan Shaqiri ta sjellë në radhët e skuadrës së Juves.
Talenti Gjilanas është në ndjekje nga gjysma e skuadrave Europiane si Liverpool, Barcelona, Borussia Dortmund, Arsenal dhe Juventus.
Klubi është duke planifikuar për një transferim të mundshëm që në Janar të vitit të ardhshëm
Shaqiri ka kontratë me Baselin deri në qërshor të vitit 2014.