Juventus dhe Roma janë ndarë me barazim 1-1 në derbin e parë të këtij vikendi në Serie A, të zhvilluar në Olimpico të Torinos.
Biankonerët patën rastin e parë në ndeshje me Vicenco Iaquinta që huqi një rast të mirë shënimi pas tetë minutash lojë, kur pranoi një top nga Fabio Quagliarella.
Iaquinta pati edhe një rast tjetër shënimi më vonë gjatë ndeshjes, para se të shënojë në tentimin e tij të tretë, pas një asistimi nga Alberto Aquilani (34’).
Romakët në anën tjetër patën vetëm një rast të mirë shënimi në pjesën e parë, por Marco Storari reagoi për të ndaluar Jeremy Menez.
Megjithatë portieri i Juventusit nuk arriti të ndalojë goditjen nga pika e bardhë të Francesco Tottit. Pas një penaltie të akorduar për Romën në minutat shtesë të pjesë së parë, pasi Simone Pepe u referua se kishte prekur topin me dorë në zonën e rreptësisë, kapiteni Gialloross u tregua i saktë nga njëmbëdhjetëmetërshi.
Pjesa e dytë e ndeshjes ishte më e qetë, me më pak raste të krijuara nga të dyja anët, të cilat duket se u ndanë të kënaqura me nga një pikë.
Me pikën e fituar Juventusi merr pozitën e katërt, me pikë të barabarta me Interin që tash zbret në pozitë e pestë, e që nesër luan në derbin milanez përballë Milanit. Roma mbetet një pikë prapa tyre në pozitën e pestë.