12 nëntor 2010

Kielini: "Ndeshje të tilla si në Breshia duhet të fitohen"

Torino (Itali)- Fabio Kualjarela konfirmon se po jeton një moment të jashtëzakonshëm forme, edhe se shpresonte që goli i tij në 'Rigamonti' mund të ndihmonte Juventusin për të arritur fitoren e tretë radhazi në Serinë A: "Në fillim një pritje e shkëlqyer e portierit Arkari dhe pastaj shtylla kanë arritur të më ndalin. Me disi më shumë fat, do të kishte shkuar akoma më mirë për mua, por mbi të gjitha, për Juventusin që do të kishte marrë një fitore të rëndësishme. Përtej këtij episodi duhet të pranojmë edhe faktin, që Breshia na ka dhënë shumë pak hapësira, ishte me të vërtetë shumë e vështirë të sulmonim në zonën e kundërshtarëve, që pastaj arrinin ndonjëherë të ishin shumë të rrezikshëm në kundërsulme, është shprehur sulmuesi napoletan, siç shkruhen në 'Corriere dello Sport'. Unë duhet ti kthej në mënyrën më të mirë besimin e dhënë nga trajneri Del Neri, edhe sepse trajneri jonë dëshiron që në ndeshje të përdoret puna e mirë që kemi kryer në stërvitje gjatë javës. Roma? Nuk do të thoja që ndeshja kundër verdhekuqve duhet të konsiderohet një ndeshje decizive për kampionatin tonë, edhe sepse është akoma shumë shpejt për të kryer parashikime të çdo lloj natyre. Ajo kundër Romës duhet të jetë dhe do të jetë një ndeshje normale, pavarësisht se do të luajmë kundër një skuadre të madhe".

Xhiorxhio Kielini, pas rikthimit në fushën e lojës pas një problemi muskular, kishte dashur që të kthehej në shtëpi me pikë të plota pas transfertës në Breshia: "Nëse dëshirojmë të zhvillojmë një kampionat prej kryesuesish, këto janë ndeshje shumë fondamentale për ecurinë tonë. Jemi duke kryer një sezon shumë të mirë, por nëse dëshirojmë të kryejmë një kalim cilësor nuk mund t'i humbasim këto mundësi të rëndësishme, është shprehur mbrojtësi i kombëtares italiane, duke folur për "Gazzetta dello Sport". Në një mënyrë ose në një tjetër, në Breshia duhet të kishim fituar, siç ka bërë edhe Napoli, që në dy transfertat e fundit ka gjetur dy suksese mbase jo shumë brilante, ndërkohë që ne nuk kemi shkuar më shumë se dy barazime. Një herë mund të ndodhë që të gabosh, por neve kjo gjë na kishte ndodhur edhe në Bolonja. Në Breshia, nuk duhet ta kishim përsëritur këtë gabim, ndërkohë që kemi shumë të papërqendruar dhe kemi pësuar një gol. Duhet të jemi të përqendruar në të njëjtën mënyrë si kundër Milanit dhe Interit ashtu edhe kundër Cezenës dhe Breshias. Dëmtimet e shumta? Emergjenca nuk ka të bëj aspak, jemi mirë dhe kemi cilësitë e mjaftueshme për të fituar në këto fusha. Mendoj, që gabimet që kemi bërë në Breshia nuk do të përsëriten kundër Romës, por një skuadër e madhe di të vuajë dhe të fitojë edhe në momente të vështira", ka përfunduar Xhiorxhio Kielini komentin e tij për momentin e bardhezinjve.