12 nëntor 2010

Ranieri: Roma është mirë, tani duhet të mendojmë për 'Juven'

Romë (Itali)- "Vuçiniç? Kam tre sulmues dhe jam duke pritur të rikthehet Adriano. Duke luajtur çdo tre ditë kam nevojë për të gjithë, pastaj Mirko pas ndeshjes derbi nuk është stërvitur asnjëherë për motive të ndryshme, dhe kam dashur ta kem më të freskët për ndeshjen e të shtunës, kur do të përballemi me Juventusin". Duke folur për mediat italiane pas fitores së të mërkurës kundër Fiorentinës në Olimpiko, Klaudio Ranieri shprehet, përpara se të komentoj fitoren ndaj skuadrës së Mihajloviç, për njeriun që kishte vendosur ndeshjen derbi. Ishte menduar për një Romë me të tre sulmuesit e saj të shkëlqyer në fushë, dhe ndërkohë trajneri verdhekuq, duke parë rëndësinë e ndeshjes së të shtunës, ka vendosur ti japë një ndeshje pushim sulmuesit malazes. "E kishim thënë edhe në momente të vështira, që skuadra ishte kompakte dhe ndihej mirë, shprehet përsëri Ranieri. Kishim një klasifikim të keq dhe shumë kritika të drejta, por ndërkohë unë thoja që nuk ishte Roma vërtetë dhe që frytet e punës duhet të dalin një moment". Trajnerit të Romës i kanë kërkuar një mendim edhe për paraqitjet e Grecos dhe Menez. "Kur është skuadra evidentohen gjithmonë dy-tre lojtarë të veçantë, por mua më pëlqen të evidentoj të gjithë skuadrën", është përgjigja e trajnerit të Romës. Tashmë, përpara është Juventusi. "Jemi duke menduar për ndeshjen që kemi mbaruar, shprehet Ranieri, kanë ndodhur disa gabime dhe do ti analizojmë ata. Për Juventusin do të mendojmë vetëm të premten mbasdite".