Mbrojtësi i Hoffenheimit, Andreas Beck, mund ta shohë veten shumë shpejt në Serie A, më saktësisht te gjiganti italian Juventus, njofton Tuttosport.
Juventusi është futur në treg për një mbrojtës të krahut të djathtë, pas paraqitjeve zhgënjyese të Marco Mottas.
Beck te Hoffenheimi gjendet që dy vjet dhe që nga ajo kohë, ai është shndërruar në lojtar kyç për të kaltrit.
Kontrata e mbrojtësit skadon në verën e vitit 2012, por Hoffenheim thuhet se mund ta pranojë një ofertë prej tetë milionë eurosh. /