03 nëntor 2010

Berlusconi: Do ta transferoj Del Pieron


Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka thënë se ai dëshiron ta shohë legjendën e Juventusit, Alessandro Del Piero, të luajë për Milanin nga janari i vitit 2011.

“Unë dua një lojtar të madh në janar. Ne luajtëm mirë ndaj Juventusit, por është turp që kemi humbur. Juventusi është ekip i madh dhe ata kanë një lojtar të madh”.

“Unë shkova në zhveshtoren e Juventusit për t’i përgëzuar të gjithë, sidomos Del Pieron. Unë i kam thënë atij se e di që kontrata do t’i skadojë dhe unë i kam ofruar atij një mundësi për të luajtur për Milanin”.

“Del Piero është kampion i jashtëzakonshëm. Unë dua që ai ta përfundojë karrierën te Milani”, deklaroi në mënyrë sensacionale Berlusconi për Agi

Nga Endrit Mustafa