09 nëntor 2010

Juventusi huazon Bridgen?

Londër, 9 nëntor - Mbrojtësi i majtë i Manchester Cityt, Wayne Bridge, pritet të huazohet te skuadra e Juventusit gjatë miniafatit kalimtar të janarit. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga e përditshmja angleze "Daily Mirror". Krerët e Juventusit janë në bisedime me Cityn për huazimin e futbollistit deri në fund të këtij edicioni me mundësi transferimi të plotë. Bridge 30-vjeçar nuk është në përbërjen e parë te Cityt, megjithëse u ble për një dëmshpërblim prej 15 milionë eurosh nga Chelsea...