11 nëntor 2010

Juve ndalet nga Brescia

Juventus ka barazuar me rezultat 1-1, në ndeshjen si mysafirë të Brescias, në xhiron e njëmbëdhjetë të Kampionatit italian.
Juventusi krijoi epërsi kundër Brescias në minutën e 71-të me golin e Fabio Quagliarellas, mirëpo gëzimi i Bianconerëve zgjati edhe më shkurtë, vetëm dy minuta, pasi Alessandro Diamanti barazoi shifrat pas asistimit të Perparim Hetemajt.
Pas barazimit, Juventusi zhvendoset në vendin e pestë.