04 nëntor 2010

Juve barazon, City mposhtet


Edhe pas xhiros së katërt të fazës grupore të Europa League, Juventusi nuk ka arritur të regjistrojë fitoren e parë.

Zonja e Vjetër ka barazuar pa gola kundër Red Bull Salzburg në takimin e zhvilluar të enjten mbrëma në Torino.

Ndërkohë, Manchester City është mposhtur me rezultat 3-1 si mysafir i skuadrës polake Lech Poznan.

Pas xhiros së katërt, Grupit A i prijnë Manchester City dhe Lech Poznani me nga shtatë pikë, ndërsa Juventusi mban vendin e katërt me katër pikë