15 nëntor 2010

Iaquinta i gatshëm të luftojë për titull

Golashënuesi i Juventusit, Vincenzo Iaquinta, thotë se barazimi 1-1 ndaj Romës tregon aftësinë e tyre për të fituar titullin.

Iaquinta gjeti përsëri rrjetin në takimin e të shtunës, duke i dhënë avantazhin Biankonerëve, para Francesco Totti të shënonte nga pika e bardhë për ndarë pikët në Olimpico.

“A jemi në garë për Skudetton? Mund të punojmë në atë drejtim javë pas jave. Është një rrugë e gjatë para nesh dhe ne presim rezultatet tjera, por tabela është shumë e favorshme”, ka thënë Iaquinta. /