Sulmuesi i Wolfsburgut, Edin Dzeko, e ka distancuar veten prej spekulimeve të shumta rreth të ardhmes së tij, madje duke ironizuar me to.
Sulmuesi boshnjak po lidhet me një kalim te Juventusi, pa përjashtuar as pohimet për transferim në Ligën Premier.
“Ndaluni me këto zëra të merkatos. Unë nuk kam nënshkruar kontratë as me Juventusin, as me Bayernin e as me ndonjë klub anglez. Unë jam lojtar i Wolfsburgut i kontraktuar deri në vitin 2013”, theksoi boshnjaku për Tuttochampions.it.