25 gusht 2010

Shpërthen 'lufta' Inter - Juventus

Edhe zyrtarisht ka filluar lufta Inter – Juventus, me dy presidentët e të dy klubeve që kanë shkëmbyer akuza të rënda të ndërsjellta në drejtim të njërit tjetrit.
Ishte Moratti ai që në përgjigje të kritikave për shumë lojtarë joitalianë në ekipin e tij, goditi në të njëjtën rrugë edhe rivalët e përbetuar.
“Më mirë është të jesh multi-etnik se sa të manipulosh ndeshjet”, theksoi Moratti.
Përgjigja e pronarit të Juventusit, John Elkann ishte e shpejtë: “Çfarë mendoni për frazën e Morattit? Nga pikëpamja ime, Interi kurrë nuk di si të humbasë dhe ata ende nuk kanë mësuar se si të fitojnë. Së pari, Moratti duhet të fillojë të mësojë se si të kënaqet kur fiton. Mendoj se fjalët e tij janë totalisht pa kurrfarë kuptimi”.
Interi dhe Juventusi kanë marrëdhënie të acarruara që nga viti 2006 kur dhe shpërtheu Calciopoli, skandal për të cilin edhe sot e kësaj dite, Zonja e Vjetër e akuzon Interin