
“Unë nuk dua të komentoj për këto spekulime. Lojtari do të jetë i lirë që të shqyrtojë çdo ofertë konkrete. Në ndërkohë, ne jemi të qetë dhe po vazhdojmë të punojmë”, theksoi agjenti i Poulsen, Joern Bonnesen.
Liverpooli është duke e kërkuar Poulsen si zëvëndësim për Javier Mascheranon, i cili ka kërkuar që të largohet, ndërsa klubi i tij i ardhshëm besohet të jetë Interi.