Plemikat nuk kan te ndalur ... Në prag të startit të sezonit të ri të Serie A, presidenti i Interit, Massimo Moratti ka ndezur polemikat duke dale kundër të gjithëve. Të gjithëve nuk u vjen mirë kur kundërshtari i tyre fiton përherë, shprehet padroni zikaltër që ka replikuar ndaj zërave që akuzojnë Interin për numrin e lartë të lojtarëve të huaj. Unë jam krenar që i kam dhënë Italisë një skuadër fituese. Më mirë një skuadër multietnike se sa një skuadër që blen ndeshjet, shton Moratti. Por këtyre fjalëve iu përgjegjë Bossi i Fiat-it dhe aksioneri kryesorë i Juventusit John Elkan, Calciopoli ende ska mbaruar ne presim nga FIGC që ti vazhdoj hetimet kundër Interit sepse për ta ka në prokurori të Napolit 18.000 telefonata që kanë lidhje me trukimet e Interit dhe që duhet tu jepet përgjegjje, kurse fjalëve të Massimo Moratti-it ai iu përgjrgjë, Sipas mendimit tim ata kurrë nuk kanë qenë në gjendje për të fituar dhe nuk kanë mësuar ende të fitojn. të gjita fitoret janë dhurata. Kurse Andrea Agnelli, Presidenti i Juventus, flet për Morattin, Ai thotë se Moratti tha fjalë të pavlera dhe të panevojshme, Ata duhet të fillojnë të mësohen me fitoret reale, jo me fitoret e dhuruara