Mesfushori i Juventusit, Felipe Melo, ka zbuluar sot se bashkëlojtari i tij, Diego, nuk u është rikthyer stërvitjeve me Zonjën e Vjetër, duke ndezur spekulimet se ai është drejt largimit nga Olimpico i Torinos.
“Të shkoj në stërvitje dhe të mos e shoh vëllain tim Diegon është e vështirë. Unë po shkoj të stërvitem, por jam tepër i pikëlluar. Ju bëheni miq me njerëz dhe më pas ai shkon në ndonjë vend tjetër”, theksoi Melo.
Sipas sportives gjermane, Kicker, Juventusi thuhet të ketë pranuar një ofertë prej 15 milionë eurosh për mesfushorin ofensiv, i cili sipas të gjitha gjasave mund të konsiderohet lojtar i Wolfsburgut.