an Capdevila mbrojtësi i majtë i Villarreal-it është në prag të kalimit në Seria A, tek gjigandi Italian, Juventus, sipas gazetës AS. 32-vjeçari, fitues i Kupës së Botës, ka luajtur për nëndetësen e verdhë që nga viti 2007, kur ai erdhi nga Deportivo La Coruna, por ai është i vendosur për t’i dhënë fund karrierës së tij 12-vjeçare në La Liga dhe ka rënë dakord të lidhet me Bianconerët. Marrëveshja aktuale Capdevila me klubin nga Madrigal mbaron në verën e 2012, por duket se Villarreal janë të gatshëm të lejojnë Capdevila-n të largohet nëse oferta është e mirë, Villarreal lanë të kuptohet se kanë identifikuar të riun e Sporting Gijon, Roberto Canella si zëvendësues për Capdevilan