Shtypi gjerman e sheh të sigurt kalimin e brazilianit për 16 milionë euro, ndërsa holandezi do ta zëvendësojëFundjava mund të sjellë një revolucion të vërtetë për merkaton e Juventusit. Gjithçka lind nga shitja e Diegos tek Volksburgu, që e përditshmja gjermane “Bild”, e jep si të përfunduar mbi bazën e 16 milionë eurove. Një shifër pak më e ulët se 18 milionët që bardhezinjtë kërkojnë të marrin nga lamtumira e brazilianit: të ardhura do të përdoren për të arritur tek Elijero Elia, anësori holandez i Hamburgut, i kërkuar si nga Juvja ashtu dhe nga vetë Volfsburgu.
Me paratë e “Volfkvagenit”, të shpenzuara për Diegon, Hamburgu nuk mund të hapë më “ankande” për yllin e saj, i vlerësuar 20 milionë euro. Këtë kuotë, Juventusi shpreson ta ulë deri në 15-16 milionë, duke rritur ofertën e saj iniciale prej 12 milionësh. “Ankand” që nuk mund ta mbajë as vetë Juvja për regjisorin e saj brazilian, pasi zërat që flisnin për një interesim të Shalkes, nuk gjetën baza. Klubi, nga Gelsenkirshen po lëviz në merkaton franceze në kërkim të sulmuesit të PSG-së, Horo (flitet për 12-13 milionë).
Nëse kjo tratativë nuk mbyllet është gati “karta” Jelen, sulmuesi polak i Okserit. Këto pista, veç mundësisë për afrimin e Diegos, largojnë dhe zërat rreth interesimit për Huntelar. Zhvillimet e çështjeve Diego-Elia nuk pengojnë Marotën në kërkimet e tij për një mbrojtës të majtë. Elia do të përjashtonte afrimin e Krasiç: vendi i lirë për një jokomunitar do të mund të zihej nga braziliani i Lionit, Bastos. Nga Franca këmbëngulin: Juvja po provon ta afrojë në ekip. Të ardhurat për këtë goditje (duhen të paktën 20 milionë), do të vinin nga shitja e Kamoranezit, Polsenit dhe Tiagos. Do të ishte një “bum” i vërtetë në merkato, s’ka dyshime për këtë.
Ndërkohë Juvja ka nevojë të mbushë mungesat e shumta në mesfushë, duke parë nisjen e Poulsenit, Tiagos dhe Kamoranezit, dhe të fundit atë të Diegos. Me vetëm Markizion, Sisokon e Felipe Melon, mungon të paktën një element. Në këtë rast objektivat janë Ledezma dhe Palombo. Për të parin duhen bërë llogaritë me kërkesat e Lotitos (që me ardhjen e Hernanesit është zbutur) dhe konkurrencën e Interit, ndërsa për të dytin, duhet shpresuar që Sampdoria të skualifikohet menjëherë nga Liga e Kampioneve në turin paraeliminator me Verder Bremenin. Tifoja anti-blukaltër vlen kur flitet edhe për Pacinin, sepse asnjë nuk e fsheh që Juventusi është gjithnjë në kërkim të një sulmuesi të planit të parë. Pacini i pëlqen Del Nerit, por është e vështirë t’ia marrësh Garrones.