02 janar 2011

Quagluarella: Milan i fortë, Inter do të rikthehet

Në një intervistë për të përditshmën Torineze, ‘La Stampa’ Fabio Quagliarella sulmuesi i Juventusit ka folur rreth rivalëve direkt për titull duke thënë se Milan ka diqka më shumë se të tjerët, por gjithashtu duke paralajmëruar një rikthim të Interit si në sezonet e kaluara.

“Më pëlqejnë shumë lojtar kualitativ tek Milani, Pirlo në vecanti. Ata kan një ekipë të mrekullueshme, por gjithkush mund të përmirësohet. Inter gjithashtu duhet të ketë vëmendje pasi që do të rikthehen në top vendet e tabelës.”

“Nuk i frigohem këtyre dy ekipeve, ne kemi treguar një shpirtë luftarak kur ishim në Milan pa pothuajse 12 lojtarë arritëm t’a mposhtim Milanin, Interin gjithashtu mund t’a mposhtim sikur të shënoja në atë rastin ballë për ballë me Cesar, por nuk pata fat.” përfundoi magjia e re Biankonere.