Juventus është reformuar krejtësisht me arrdhjen në klub të Gigi Del Nerit dhe Pepe Marrotas.
Juventus vitin e kaluar përfundoi në vendin e shtatë, njëherit ishte edhe rekordi me i keq ne histori të këtij klubi. Presidenti i klubit Andrea Agnelli i ka dhënë shpirt skuadrës.
Pas transferimit të Gigi Del Nerit dhe Pepe Marrotas nga Sampdoria, ndryshimet fillaun në Juventus. Të gjithë ishin pesimist, por u gabuan. Për tifozët e Juves ishte shumë e vështirë të largohet nga skuadra legjendat e klubit, Camoranesi (Stuttgart) dhe Trezeguet (Hercules).
Pepe Marrota është munduar që ti përmirësoj gabimet e Seccos, ai transferoi Poulsen në Liverpool ndërsa ia mori Aquilanin, gjithashtu nga klubi u larguan, Cannavaro(Al-ahli), Zebina(Brescia), Tiago (Atletico Madrid), Molinaro (Stuttgart), Diego (ëolfsburg).
Pikë e kthimit ishte fitorja kundër Milanos si musafir, por ne e dimë se nuk do të ishte e mundur pa lojtarët si Aquilani, Quagliarella, dhe Krasic.
Motta nuk ishte një transfer aq i qëlluar dhe pritet që të kthehet te klubi i tij (Udinese) në verë. Ndërsa, Traore dhe Sorensen premtojnë shumë. Traore duket të jetë një kampion i vërtetë ndërsa , Sorensen është transferi më i mirë i vitit në Serie A (duke e pasur parasysh cmimin e tij 150 mij euro). Pepe është vështirë të definohet pasi që është testuar në shumë pozita dhe se është i frytshëm për Del Nerin. Pepe ka luajtur si mesfushorë i djathë, i majtë, mbrojtës i djathtë i majtë, dhe qender mesfushorë.
Juventus ende ka nevojë për një sulmues dhe një mesfushorë në krahun e majtë, por kjo mbetet të shihet se a do të investojnë në atë pozitë në Janar.
Juventus mund të kthehet shumë shpejtë ku i takon, edhe pse Milan ka një skuadër superiore.