25 janar 2011

Pastore: Juve ose Barcelona? Tani nuk i mendoj këto

Javier Pastore i cili po impresionon me paraqitjet e tija në Serie A, sonte është shpërblyer me çmimin për ‘Lojtarin më të mirë të ri’ në Ligën Italiane.

Atij si zakonisht i’u bënë pyetje rreth transferimit të tijë në ndonjë klub Evropian, por si gjithmonë ai mendon për Palermon.

“Transferimi në ndonjë top-klub? Gjithmonë e ëndrroj atë, por tani zgjidhja ime është të rritem edhe pak tek Palermo.”

“Barcelona apo Juventus? Për momentin jam duke menduar t’ia shpaguaj fansave që po japin aq shumë për mua.”