18 janar 2011

Krasiç ëndërron: Përjetë te “Zonja”

Kur prek me duar domethënien e një lufte, je i detyruar të kesh kurajo. Dhe kam mësuar të sillem në të njëjtën mënyrë edhe në jetë. Luftoj çdo ditë”. Millosh Krasiç ka folur për gjithçka, edhe mbi adoleshencën jo të lehtë, njëlloj me atë të bashkëkombasve të tij serbë.

Anësori-sulmues i Juventusit, kthehet të flasë mbi transferimin e tij te bardhezinjtë: “Pasi u zyrtarizua kalimi im nga CSKA-ja isha shumë i emocionuar, - tregon Krasiç. - Thashë me vete: ‘Millosh, je njeriu më i lumtur në botë’.

Është ëndrra e çdo futbollisti të vijë këtu. Ky ishte prioriteti im, nuk më interesonin paratë, nuk më interesonte ajo që klubet e tjera më ofronin, unë doja Juventusin. Kur i shtrëngova dorën Del Pieros buzëqesha me vete. Alesandroja është vërtete një njeri i mirë. Të qëndroj përjetë këtu? Po, do të më pëlqente, por asnjë nuk e di të ardhmen e tij”.