03 janar 2011

Juventus pas Pazzos, por Sampdoria nuk dorëzohet

Giampaolo Pazzini është nën vëzhimin e Giuseppe Marrotas. Drejtori gjeneral i Juves nuk e ka mohuar interesimin për sulmuesin e Sampdorisë që ta forcojë sulmin e Juves.
Presidenti i Sampdoria është duke u munduar që të bllokojë lojtarin, gjendja nuk është e lehtë pasi që kontrata e Pazzos skadon në verë të vitit 2012 dhe për atë Sampdoria është duke u munduar që tia vazhdojë kontratën deri në vitin 2015 me rrogë prej 2 milion euro në vit. Pas largimit të Cassanos, Sampdoria nuk do të lejojë që sulmuesi i tyre më i miri të largohet. Raportohet se Sampdoria janë duke i ofruar kontratë të re edhe Angelo Palombos.