19 janar 2011

Ferrara: Gazetarët më keqinterpretuan

Vetëm pak orë pas bërjes publike të një deklarate të tijë ku thoshte se Juventus nuk ka gjasa t’a fitoj skudeton, tani deklaron se ishte keqinterpretuar nga gazetari, sepse ai kurrë nuk do t’a thoshte një gjë të tillë.

“Ata më keqinterpretuan. Jam shumë i lidhur me Juventusin, klubin ku i shpenzova 16 vite fantastike të jetës sime. Unë thashë se Juventus ka për synim vendin e katërt që dërgon në Champions League, por kurrë nuk tentova të them se Juve nuk mund të shpresoj për Skudeton.”

“Jam shumë jo i kënaqur me këtë keqinterpretim nga mediat, me ose pa qëllim nuk duhet të ndodhin kësi gjëra.”