18 janar 2011

Del Piero afër vendimit

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero beson se është afër të vendos për të ardhmen e tij pas kësaj vere.

Sulmuesi veteran do të jetë futbollist i lirë në fund të këtij sezoni pas 18 viteve të shkëlqyeshme me Bianconerët. Ai synon të mbetet ende në Juventus dhe thekson se së shpejti do të vendos nëse do të vazhdon të bart fanellën bardh e zi..

“Varet nga të dyja palët. Mendoj se gjithçka do të vendoset brenda një periudhë të shkurtër dhe do të vjen një njoftim nga klubi”, tha Del Piero për Sky Italia.