23 janar 2011

Del Neri: Pres nxehtësi në Marassi

Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri pret që sfida e të dielës në Marassi të jetë tejet e nxehtë, kjo për shkak të tifozëve të flaktë të Sampdorias, pasi pikërisht Del Neri e drejtoi Dorian një vit më parë.

“Çfarë reagimi pres prej tifozëve? Mirënjohje, të njëjtën gjë që unë ndjej për tifozët. Nuk mendoj se Sampdorias i mungoj unë apo Antonio Cassano”.

“Për ta është gjithnjë interesante ta mposhtin Juventusin, pa marrë parasysh kush është në stol. Ne kemi pasur një vit të jashtëzakonshëm që arriti kulminacionin me kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe kjo falë atmosferës fantastike në klub”. /