24 janar 2011

Del Neri i kënaqur me pikën ndaj Sampdorias

Menaxheri i Juventusit, Gigi del Neri, ka qenë i kënaqur me barazimin ndaj Sampdorias.

Biankonerët u ndaluan me barazim pa gola nga Sampdoria dhe humbën Armand Traore për shkak të lëndimit në minutat e para të ndeshjes së djeshme.

“Ne kishim shanse për të shënuar në të dy pjesët. Është një periudhë kur gjërat nuk shkojnë mirë për ne, andaj duhet ta pranojmë këtë pikë. Ruajtja e pastër e portës po ashtu ka qenë e rëndësishme, për të dëshmuar se ne kemi dalë nga kriza”.

“Për momentin Amauri është i vetmi sulmues i qendër i gatshëm dhe ai luajti mirë. Ne jemi në një situatë emergjente dhe japim më të mirën në këto rrethana”, ka thënë Del Neri.