22 janar 2011

Agjenti konfirmon: Barzagli tek Juve, në fillim të javës

Agjenti i mbrojtësit Italian që momentalisht është pjesë e Wolfsburgut, Claudio Oralndini ka konfirmuar marrëveshjen e Juves dhe Wolfsburgut për lojtarin në fjalë.

Juve ka qenë e interesuar për lojtarin që në verë, kur mendohej të hynte në negociatat për Diegon.

“Në fillim të javës s ardhshme lojtari do të jetë në Torino për t’i finalizuar disa detaje.” tha agjenti i tijë.

Kjo mund të bëhet edhe më bindëse, pasi që Barzagli nuk është ftuar për ndeshjen kundër Mainzit në Bundesliga këtë vikend.