04 janar 2011

Agjenti i Bale: Juve e interesuar

Artikullin më senzacional i ditës së sotme, se Juve do të provoj verës për t’i siguruar shërbimet e Gareth Bale e konfirmoi edhe agjenti i lojtarit në fjalë, Peppino Tirri.
“Mund të konfirmoj interesimin e Juventusit, por natyrisht vetëm për në Qershor.”
“Milan dhe Inter? Edhe këto dy ekipe gjithashtu shfaqën interesim në lojtarin, por ndoshta vetëm pse Bale perferon të luaj në Serie A në të ardhmen.”
“Përqindja? Ka shumë më shumë gjasa që Bale të largohet në Qershor se sa në Janar.”
“Reali është e vetmja ekipë që mund të tentojë për Bale në Janar, sepse Mourinho e dëshiron nëse nuk ndodh kjo atëherë qdo gjë bartet për në Qershor.”
Duke analizuar deklaratën e tijë gjejmë se nëse Real nuk tenton t’a merrë lojtarin në Janar, atëherë në Qershor ky lojtar ka shumë gjasa të kaloj në Itali dhe padyshim që më e interesuara është Juve e cila po tenton t’a balancoj ekipin me një përforcim në krahun e majtë.