03 nëntor 2010

Del Piero të rinovojë në janar


Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, do të bisedojë për rinovimin e kontratës së tij gjatë muajit janar, pohon agjenti dhe vëllai i tij Stefano.

“Alessandro është shumë i qetë për kontratën e tij e cila skadon në vitin 2011 edhe pse nuk ka pasur ndonjë kërkesë për rinovim nga klubi. Ne do të bisedojmë për këtë në janar”, theksoi Stefano Del Piero.

Ai shtoi se Alex Del Piero do të largohet nga Italia për të luajtur për ndonjë klub tjetër evropian, pasi që nuk mund ta paramendojë veten në fanellën e ndonjë rivali.

Nga endrit mustafa