23 dhjetor 2009

Zidane: Në Real po mësoj gjithçka

Legjenda e futbollit Zinedine Zidane po shijon në maksimum postin që ka në Real Madrid dhe thotë se në të ardhmen do të dëshironte të jetë lider i ekipit.
Zidane u rikthye në Real këtë sezon për të qenë pjesë e ekipit të presidentit Florentino Perez në zyrën e këshilltarëve dhe mundohet të mësojë nga çdo hap që bën në ekipin spanjoll.
“Unë jam një ambasador për Madrid. Jam një këshilltar i presidentit. Kërkesa ime në rikthim në Madrid ishte të zbulojë se si një klub i madh funksionon nga brenda. Doja ta dija se çfarë ndodh prapa skenave dhe, mbi të gjitha, doja të dija orarin e presidentit çdo ditë”.
“Ai më autori mua të shkoj në takime të përcjell, të dëgjoj dhe mësoj. Shkoj në takime marketingu, në stërvitje të ekipeve juniore dhe po ashtu të ekipit të parë për të zbuluar aspektet të cilat ende nuk di. Qëllimi im është të jem lider, por kam disa gjëra për të realizuar”, ka thënë Zidane.