23 dhjetor 2009

Chelsea dhe United në kontakt me agjentin e Villas

Agjenti i sulmuesit të Valencias, David Villa, është duke analizuar interesimet e klubeve më të mëdha angleze për klientin e tij.
Villa do të jetë mbase transferimi më i nxehtë i vitit 2010, pasi deklaroi se ai është i gatshëm të transferohet në Ligën Premier sezonin e ardhshëm.
Sipas Times, agjenti i tij, Jose Luis Tamargo është kontaktuar nga Chelsea, Manchester City, United, Liverpool dhe Arsenal gjatë dy viteve të kaluara, por lista tash është zvogëluar në vetëm tre ekipe angleze të interesuara.
Chelsea do të dëshironte që Villa të jetë partner me Drogba, por kjo lëvizje në janar është e pamundshme, derisa ndalimi i transferimit mund ta pengojë atë të kalojë në radhët e bluve gjatë verës. Manchester City dëshiron të transferojë lojtarin, por projekti i tyre nuk ka qenë bindës për spanjollin.
Manchester United po ashtu ka shprehur interesim për të, por kurrë nuk ka bërë një ofertë konkrete