23 dhjetor 2009

Dunga kritikon trajnerin e Juventusit

Përzgjedhësi i kombëtares së Brazilit, Carlos Dunga, ka fajësuar trajnerin Ciro Ferrara për formën e dobët të mesfushorëve të Juventusit, Diego dhe Felipe Melo.

Të dy brazilianët dështuam të dëshmohen në Juventus që kur arritën gjatë verës dhe fajësohen për krizën e fundit të klubit. Por Dunga thotë se ata janë ‘viktimë’ e sistemit të lojës së Ferraras.

“Juve i ka shkatërruar Diegon dhe Melon. Ata janë viktima, jo autorë krimi, ata duhet të luajnë në rolet e tyre natyrale”, ka thënë Dunga.