17 dhjetor 2009

Zamparini reagon: Nuk e shes Kavanin

Kavani do të qëndrojë te Palermo. Nëse Morati e do të ma kërkojë, por ta dijë që unë nuk e shes”. Fjalë dhe “muzikë” të Mauricio Zamparinit. “Ky lajm ka dalë nga menaxheri i tij, që po lëviz në mënyrë jo korrekte, - vazhdon Zamparini. - I dërgova një telegram për ta parandaluar. Është gjithçka një sajesë, edhe Federatën Italiane të Futbollit e paralajmërova. Djaloshi është shqetësuar nga këto zëra, por është një profesionist serioz. E këshilloj të shkojë tek Interi kur t’i premtojnë që të jetë titullar.
I bën mirë të qëndrojë te Palermoja për t’u pjekur akoma si futbollist”. Pastaj Zamparini pranon që ka marrë një telefonatë nga presidenti i Lacios, Klaudio Lotito për Kavanin (”i thashë që nuk lëviz”). Pastaj një mendim për Delio Rosin: “Është një trajner me përvojë. Me të Palermoja është bërë një skuadër. Blerje në janar? Do të kërkojmë një mbrojtës të ri cilësor, siç ndodhi me Kjaerin e Pastoren”. Duke qëndruar pikërisht te danezi, Zamparini shpjegon: “Nuk e kam ndërtuar Palermon për ta shkatërruar, Kjaer për ne është i rëndësishëm, nuk kam nevojë për parà, sepse bilanci ynë është i shëndoshë”.
Pastaj numri një i siçilianëve ndalon Simplision e Breshianon, të cilëve u skadon kontrata: “Është një çështje gjithnjë menaxherësh, Simplisio është pranë nënshkrimit, unë kam caktuar 31 dhjetorin si afatin e fundit. Besoj se ai dhe Breshiano do të nënshkruajnë, edhe pse në krahasim me Juven, Interin e Milanin, asnjë s’mund t’u japë atyre aq sa ç’u afroj unë”. Palermo që fitoi të dielën në “San Siro” duke mbizotëruar ndaj Milanit, ka rindezur ëndrrat e tifozëve të vet dhe ambiciet e presidentit. Por Zamparini qëndron me këmbë në tokë: “Me Milanin kisha fituar më parë edhe me Guidolinin si trajner. Atë vit shkuam 38 pikë, pastaj pësuam rënie. Këtë vit shpresojmë të bëjmë ndryshe”.