17 dhjetor 2009

Mikoli tani ëndërron Afrikën e Jugut

Një gol dhe një paraqitje e bukur edhe ndaj Milanit; kështu Fabricio Mikoli vazhdon të kultivojë një ëndërr që quhet Botëror: “Në “San Siro” luajtëm shumë mirë, - tha sulmuesi i Palermos. - I mbyllëm mirë hapësirat, duke e ditur se kur Milani vrapon të shkatërron, por kur janë të detyruar të kthehen prapa, lënë hapësira.
Me Rosin ndihem mirë, njëlloj si me Zengën. Ëndrra ime tani është të kthehem me “axurrët”, do të ishte “qershia mbi tortë”. Jam krenar nga fakti që i gjithë qyteti i Palermos kërkon rikthimin tim në kombëtare, por jam realist dhe nuk kam iluzione, edhe pse Lipi ka një grup të mirë tashmë. Por unë do të luftoj deri në fund dhe e pranoj që pak shpresoj”.