17 dhjetor 2009

Pirlo nuk mendon të rinovojë me Milanin

Gatuzo jep shembullin, por jo të gjithë e ndjekin. “Ringio” ka vendosur në fakt të rinovojë kontratën edhe për një vit me Milanin (deri në 2012), duke ulur rrogën e tij me 30% dhe këtë e bën nga dashuria për ngjyrat kuqezi. Por ka shokë të tjerë të skuadrës që nuk kanë ndërmend të bëjnë të njëjtën gjë.
Një nga këta është Andrea Pirlo, të cilit i skadon kontrata në vitin 2011 dhe nuk do të rinovojë, duke ulur rrogën e tij. Qëllimi i tij është të respektojë kontratën me Milanin dhe më pas të vendosë, në bazë të ofertave që mund të vijnë, se ku do ta mbyllë karrierën e tij (në 2011-ën do të jetë 32 vjeç).