22 dhjetor 2009

Xhilardino: Në Firence ndihem mirë

Alberto Xhilardino i është betuar për besnikëri Fiorentinës. “Prandeli, - ka thënë sulmuesi vjollcë, - ndihet shumë mirë në Firence, ku po bën një punë të shkëlqyer. Edhe për mua vlen e njëjta gjë. Nuk kam asnjë problem. Pasi kam kaluar tek Fiorentina dhe kam rigjetur vetveten kam kuptuar se paratë nuk të ngrejnë moralin dhe nuk të japin dëshirë për të luajtur. Eshtë e vërtetë se karriera jonë zgjat pak,dhe se në moshën 32-33 vjeçare, kur tërhiqesh nga loja, praktikisht nuk punon më, por unë kështu ndihem mirë”.